Është raportuar se asnjë përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk ishte i pranishëm me rastin e ceremonisë përkujtimore kushtuar Adem Demaçit.
Mirëpo, nënkryetari i kësaj partie ka demantuar raportimet, duke thënë se, LDK nuk ka kurrfarë qëndrimi zyrtar që ta bojkotoi ceremoninë përkujtimore.
Agim Veliu ka thënë se partia e tyre nuk njihet si parti e bojkoteve.
“Nuk ka kurrfarë qëndrimi zyrtar që ta bojkotoi. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk njihet si parti që bojkoton në përgjithësi”, është shprehur shkurtimisht Veliu i LDK-së për gazetën Bota Sot.
Ndërsa, i pyetur se cili nga zyrtarët e LDK-së po merr pjesë, nënkryetari i LDK-së tha se partia e tyre nuk është bojkotuese.
“Unë veç po e them se LDK nuk është bojkotuese, nuk njihet që bojkoton, kështu që nuk kam diçka më tepër për të thënë. Raportimet në media janë të pavërteta”, përfundoi nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu./bota sot/
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...