Banorët e fshatit Zllakuqan të Komunës së Klinës pothuajse dy javë kanë po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Të pakënaqur me reduktimet, ata sot kanë organizuar një protestë në shenjë revolte në magjistralen Klinë-Istog, duke bllokuar rrugën.
Një lexues i Indeksonline nga ky fshat i cili ka dërguar foto nga protesta, ka thënë se dy javët e fundit, pothuajse çdo ditë ndërpritet energjia elektrike dhe nuk vije nga nëntë orë.
Sipas tij, kjo gjë i ka bërë të dalin në rrugë për të kërkuar përmirësim të furnizimin me energji.
Tutje, protestuesit kanë paralajmëruar se nëse KEDS nuk ndërmerr asgjë në këtë drejti, do të merren masa tjera të revoltimit.
Për të liruar rrugën ka intervenuar Policia e Kosovës, e cila ka përcjell edhe mbarëvajtjen e protestës. /Indeksonline/


Theret me thikë një person në Leposaviq, të dyshuarit në arr...
Një ide gjeniale, veprimi i Joan Garcias është bërë viral në...
Kina apel SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij
Aksident trafiku në Slivov të Graçanicës, lëndohen tre perso...
Pasi u zgjodh e preferuara e publikut, Brikena përballet me ...
Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë luftën nëse bised...