Briskat e rrojës nuk janë gjithmonë edhe aq lirë, prandaj shumica e femrave e kanë shprehi t’i mbajnë për një kohë të gjatë.
Sidoqoftë, ekspertët bëjnë të ditur se është kruciale zëvendësimi i briskut të rrojës. Jo vetëm për çështje higjienike, por edhe për çështje sigurie, transmeton Telegrafi.
Sipas ‘Gillette’, mund të jetë e vështirë të dihet saktë kur duhet ta ndërroni briskun e rrojës, megjithatë janë disa shenja të cilat e tregojnë këtë.
P.sh., nëse është i ndryshkur, ka substanca të ndyra mes mprehësve, etj., atëherë është koha ta hidhni në bërllok.
Nëse gjithashtu ka filluar ta humbë mprehtësinë, atëherë duhet patjetër ta ndërroni sepse ju nevojitet ta shtypni më shumë në lëkurë dhe kështu rrezikoheni më shumë nga prerjet dhe infeksionet.
Por, nëse nuk e vëreni asnjërën nga këto shenja, atëherë kompania e rrojës rekomandon ta ndërroni briskun pas më së shumti 10 përdorimeve.
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fis...
Magjia e tavolinës së Vitit të Ri, disa ide dekorimi
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...