Serbia dhe Kosova do të fitojnë vetëm atë për të cilën dakordohen në dialog, tha të premten ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott.
I pyetur se cili është maksimumi që mund të fitojë Serbia nga bisedimet për zgjidhejn e çështjes së Kosovës, Scott tha se SHBA “vetëm i inkurajon të dyja palët të bëjnë dialog”.
“Ne i inkurajojmë të dyja palët të vijnë deri te kompromisi, sepse pa të nuk ka marrëveshje”, u tha Scott gazetarëve ne Beograd, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar më 24 qershor rrethin e fundit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Me këto bisedime, që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian, synohet të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizimin e raporteve.
Në Merdarë, 40 minuta pritje për të dal nga Kosova
SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën
Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Elbasan
E dhimbshme: 70 vjeçari vdes disa ditë pasi u godit nga vetu...
Parashikimi i motit për sot
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...