Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë se po kandidon për deputet për të mposhtur qeverisjen e keqe.
“Tashmë jemi në një betejë e cila është e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Është e thjeshtë: a do të vazhdojmë me këtë rrugë në të cilën e ka sjell vendin PDK dhe LDK, me shëndetësi të dërmuar, me arsim që s’krahasohet për të keq me vendet tjera…. Për këto dhe arsye tjera, e tërë Lëvizja Vetëvendosje do të mundohet të ç’kap shtetin”, ka thënë Sejdiu në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka thënë se nëse zgjedhet deputet, do ta mbajë këtë post dhe nuk do të kthehet në postin të cilin mban tani, nënkryetar i Komunës.
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...