Kurti në Mitrovicë premton 300 milionë euro për Trepçën

13:33 | 5 Qershor 2017

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse ata e marrin qeverisjen, për Trepçën do të ndahen 300 milion euro.

“Nuk mund të flasësh për Trepçën pa e menduar Mitrovicën – nuk mund të flasësh për Mitrovicën, pe a menduar bashkimin e saj”, ka thënë Kurti para mitrovicasve.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka planin dhe guximin për t’i bërë të dyja”.

“Deri tash janë ndarë vetëm nga 2 milionë euro për Trepçën, ndërsa në të ardhmen për këtë gjigant do të ndahen 300 milionë euro”.

Ai tutje tha se do të punohet shumë në të gjitha drejtimet për ngritjen e këtij gjiganti ekonomik të vendit.

Kurti poashtu u premtoi mitrovicasve që Ura e Ibrit do të hapet e qyteti do të bashkohet.

Lajmet më të lexuara