Vitia flet për rezultatin e arritur në Prishtinë

19:55 | 18 Tetor 2021

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, ka thënë se mbrëmë është vlerësuar programi i tyre nga qytetarët.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se për garën e balotazhit janë të gatshëm dhe se do të paraqesin programin e tyre në ç’do fshat e lagje të Prishtinës.

Në zgjedhjet e së dielës, Arben Vitia por as Përparim Rama nga LDK nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për të parin e kryeqytetit, kështu që do të përballen në balotazh më 14 nëntor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara