Vitia: Do të sjellim ndryshimin e ri e të merituar

21:37 | 11 Tetor 2021

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka mbajtur takim me të rinjtë e kryeqytetit.

Ai ka premtuar mbështetje për ta dhe ndryshim për Prishtinën.

Postimi i plotë:
Të rinj, të reja, me vullnet e plot dashuri, për vendin e tyre dhe shoqërinë, po anagzhohen çdo ditë, pa kursim.
Së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një atmosferë rinore, me muzikë e bashkëbisedim, qëndruam me më të rinjtë e Lëvizjes, të cilët na mbushin plot motiv, si përherë, për të bërë ndryshimin e nevojshëm, për të sjellë të renë në vendin tonë.
Qeveria e re në komunë do të sjellë edhe ndryshimin e ri e të merituar. Jemi të bashkuar të gjithë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara