Qeveria e Kosovë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje është anuluar vendimi për shpronësimin e pronave që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë – Pejë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se nga raporti i auditorit të shtetit janë gjetur shkelje në këtë vendim dhe se për këtë duhet të miratohet ky vendim.
“Qeveria miratoi vendimin për anulimin e Vendimit Përfundimtar 10/15 të dates 17.12.2019 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Klinë- Zahaq. Pas gjetjeve të auditorit që shpërfaqin shkelje të shumta në procesin e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Klinë- Zahaq, dhe me qëllim të ndaljes së keqpërdorimit dhe abuzimit të parasë publike, përkatësisht për shpërputhjen prej mbi 12 milionë eurove, sot edhe formalisht Qeveria anuloi këtë proces të dëmshëm”./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...