Ambasadori i ri amerikan: Nder i jetës sime të shërbej këtu, njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta

12:45 | 10 Janar 2022

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se ka nderin që të shërbejë si përfaqësues i presidentit Joe Biden në Kosovë.

“Është nder i jetës sime që të shërbej si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Gruaja ime Laura dhe unë jemi duke e njohur këtë vend dhe njerëzit edhe më shumë”, tha ambasadori Hovenier në fjalën e tij hyrëse në Presidencë, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani.


Ambasadori Hovenier tha se është i lumtur për rolin e SHBA-së në krijimin e shtetit të Kosovës, të cilin e quan të suksesshëm.

“Njerëzit e Kosovës kanë bërë aq çfarë kanë patur nevojë ta bëjnë në nivelin global dhe të krijojnë një shtet të suksesshëm multietnik. Jam shumë i gëzuar për rolin që e ka SHBA-ja në këtë dhe mbështetjen që ia kemi dhënë Kosovës”, tha ambasadori amerikan.
Ai shtoi se “Ende ka punë për të bërë, si në çdo vend tjetër”, ndërsa ritheksoi se është i lumtur që i është dhënë mundësia të përfshihet në këtë proces.

“E ardhmja e Kosovës varet shumë nga liderët e saj, nga njerëzit e saj, dhe njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta”, tha ambasadori Hovenier. /arbresh.info/

Lexo edhe: 

Osmani mirëpret ambasadorin amerikan Hovenier: Kosova është e bekuar që e ka SHBA-në pranë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara