YouTube e bën më të lehtë për përdoruesit që të gjejnë momentet më të mira në videot e tyre.
Shërbimi popullor përditëson “palyer” e videove në desktop dhe celular me grafikët që tregojnë segmentet më të njohura (ose më të luajtura) të videove. Përdoruesit tani nuk do të duhet të përdorin intuitën ose kapitujt për të marrë përmbajtje që duan vërtet të shikojnë.
Kompania la të kuptohet gjithashtu për planet për të testuar një metodë “më të lehtë” për të gjetur momentin e saktë në videon që përdoruesi dëshiron të luajë.
Në vend që të shfaqë një miniaturë për një moment të caktuar, luajtësi i videove do të shfaqë një afat kohor vizual që tregon ndryshimin e skenës.
Testi i përmendur së shpejti do të bëhet i disponueshëm për abonentët Premium, përmes seksionit “të ri” të YouTube.
Veçoritë e listuara janë në përputhje me përmirësimet ekzistuese, të cilat YouTube i ka zbatuar tashmë. Këto përfshijnë modalitetin e përmirësuar të ekranit të plotë, kapitujt e gjeneruar automatikisht dhe “lidhjen me një video”. /Telegrafi/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...