Whatsapp është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorur në botë.
Mirëpo kompania ka njoftuar se ky aplikacion nuk do të funksionojë në disa celularë.
Kjo do të thotë që përdoruesit do të duhet të marrin masa, në të kundërt nuk do të jenë në gjendje të kenë akses në Whatsapp.
Pas disa muajsh, në të gjithë celularët që funksionojnë me sistem operativ Windows, Whatsapp do të dalë jashtë përdorimit.
ompania shpjegoi se kjo do të ndodhë pas 31 dhjetorit 2019.
Whatsapp nuk do të përditësojë më aplikacionin për sistemin operativ Windows në smartphone, çka e bën atë të papërdorshëm.
Kjo masë do të prekë edhe disa celularë të tjerë, ata që funksionojnë me sistem operativ Android 2.3.7 dhe më të vjetër, por edhe iPhone me sistem iOS 7 dhe më të vjetër.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim