Tashmë pothuajse të gjithë janë njoftuar me planet e mëdha të Volkswagen në lidhje me veturat elektrike, por një raport i ri sjell lajme befasuese për entuziastët e këtyre veturave.
Sipas shefit të VW Group, Herbert Diess, kompania është e gatshme të përballoj prodhimin e 50 milionë automjeteve elektrike.
Ai tha se platforma MEB e automjeteve elektrike është “rezervuar” për 50 milionë vetura, shkruan IndeksOnline.
“Ne kemi blerë bateri për 50 milionë automjete,” tha Diess të hënen për magazinën gjermane Automobilwoche. Ky është një numër i habitshëm për shkak se i gjithë grupi i VW shiti 10.7 milionë automjete vitin e kaluar.
“Ne do të kemi një portofol produktesh shumë të fortë në lidhje me veturat elektrike”, shtoi Diess. Ai tha se VW dëshiron të sulmojë Teslën me një strategji agresive të çmimeve. “Ne do të jemi më të lirë se Tesla, dhe pastaj do të kemi një shkallë të madhe të ekonomisë”, tha Herbert Diess.
Pra, VW ka lënë mënjanë 50 miliardë euro për të blerë bateri për 50 milionë automjete. Javën e kaluar, doli në pah se VW planifikon të ofrojë një veturë elektrike me cmim shumë të ulët, 20,000 euro.

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...