“Masa vjen menjëherë pasi aplikacioni i Tumblrit u hoq nga App Store, për shkak të imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve që depërtonin në këtë faqe interneti”, thuhet në një deklaratë të Tumblr, transmeton lajmi.net.
“Ndërsa Tumblr vazhdon të rritet dhe të evoluojë dhe kuptimi ynë për ndikimin tonë në botë bëhet më i qartë, ne kemi përgjegjësi të konsiderojmë këtë ndikim ndërmjet grupeve të ndryshme të moshës, demografisë, kulturave dhe mendimeve”, tha kompania në një deklaratë për vendimin e saj për të ndaluar përmbajtjen e të rriturve.
Disa përmbajtje do të vazhdojnë të lejohen sipas rregullave të reja, duke përfshirë gjinjtë në kontekstin e dhënies së gjirit, lindjes dhe situatave të lidhura me shëndetin, si dhe erotizmin, lakuriqësinë që lidhet me një ngjarje lajmore apo edhe nuditet në art.
Ndërkohë që do të ketë edhe njoftim për përmbajtjet për të rritur, si dhe ato do të shndërrohen në një mjedis privat.
Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropia...
Bad News Eagles ka pësuar humbje ndaj ekipit polak 9INE
Bora mbulon Thethin, temperatura deri në -19 gradë
Bilanci i tërmeteve kalon 7 mijë viktimat, solidarizohet edh...
Shumë pacientë, pak infermierë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mb...