Samsung është duke iu afruar lansimit të telefonave të tyre të palosshëm, një prototip i cili ka gjasa të jetë zhvilluar për vite me radhë.
Në një postim në Twitter javën e kaluar, kompania ngacmoi një zbulim të madh të pajisjes, ose së paku një version prototip të saj, duke e përshkruar konferencën e tyre të ardhshme zhvilluese si “udhëkryqi midis të tashmes dhe të ardhmes” dhe duke treguar në një grafikë të hollë, dy linja që shpalosen në formën e shigjetës në të djathtë.
Duket sikur gjithçka mund të ndryshojë qysh në muajin e ardhshëm, me ç’rast tani ka më shumë gjasa se ndonjëherë, që një formë e ndërfaqes softuerike të pajisjes ose ndoshta ndonjë pajisje aktuale të shfaqet në Konferencën Zhvilluese të Samsung në San Francisko, që fillon më 7 nëntor.
Deri tani, krejt çka kemi është ky koncept videoje i 2014 që tregon se si mund të duket një pajisje e tillë dhe se si mund të jetë palosja e një telefoni për të zvogëluar dukshëm madhësinë e tij.
Para kësaj, Samsung shfaqi një prototip fleksibil të ekranit AMOLED në vitin 2012. /Telegrafi/
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...