Bugatti po prezanton një super-veturë e re në Plazhin Pebble këtë javë.
Prodhuesi i veturave më herët e konfirmoi për CarBuzz që ka planifikuar diçka speciale, por për herë të parë e ka lansuar zyrtarisht atë, transmeton lajmi.net.
Thashethemet kanë pohuar vazhdimisht se super-vetura do jetë plotësisht i inspiruar nga Bugatti EB110 SS, i ndërtuar në të 90’at.
Videoja me gjatësi prej 58 sekondash tregon pamjet arkivore të makinës rrugore dhe garës EB110 përpara se të tregojë një animacion të modelit të ri ‘Chiron’ duke u çmontuar dhe rimodeluar.
Sipas raporteve, vetëm dhjetë modele të veturës së re nga Bugatti do të ndërtohen, secila me çmim 8 milion euro.
Njësia W12 prodhon 1.479 kuaj-fuqi, e cila poashtu posedon motor 8,0-litërsh.
‘Chiron’ mësohet se do të lansohet zyrtarisht më 16 gusht, përkatësisht ditën e nesërme.
https://youtu.be/wQJhFRzNRWs
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën