Shefi i Instagramit Adam Mosseri njoftoi të premten në Wired25 se kompania do të fillojë të fshehë “pëlqime” në disa postime në SHBA.
Rrjeti social tashmë ka eksperimentuar me heqjen e pëlqimeve në shtatë vende, transmeton lajmi.net.
Instagram tha në një cicërimë se ndryshimi do t’i lejojë përdoruesit të “përqendrohen në fotot dhe videot që ndani, dhe jo sa pëlqime marrin”.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin pëlqime në postimet e tyre.
Në prill, Adam Mosseri i tha BuzzFeed News se heqja e pëlqimeve ishte “për krijimin e një mjedisi më pak të shtypur, ku njerëzit ndjehen të qetë për të shprehur vetën”.
Ja se si duket Instagrami pa pëlqime, e siguruar nga një përdorues australian, vend ky në të cilin vetëm se është hyrë në funksion ky përditësim:

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës