Dy modele do të prodhohen: një model LTE dhe një 3G. Telefoni do të kushtojë 260 dollar dhe për momentin është në shitje në Korenë e Jugut.Photo Source: Samsung
Samsung ka vendosur të mbajë të gjallë ëndrrën e një telefoni me kapakë i cili një ditë do të përqafohet masivisht nga konsumatorët.
Kompania prezantoi Folder Flip 2, një model pothuajse i ngjashëm me paraardhësin. Përveç pamjes së jashtme, Flip 2 ndryshon nga Flip në harduerin e brendshëm.
Ka ekran 3.8 inç, 2GB RAM, bateri 1,950 mAh, 256GB memorje të brendshme dhe procesor katër bërthamësh 1.4 Ghz.
Dy modele do të prodhohen: një model LTE dhe një 3G. Telefoni do të kushtojë 260 dollar dhe për momentin është në shitje në Korenë e Jugut.
Mesazhi ynë për Samsung: të lutemi nxirreni këtë telefon jashtë Koresë. Edhe pse keni dyshime mbi shitjet e telefonit, të paktën ju detyroheni konsumatorëve një mundësi. /PCWorld Albanian
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...