Dy notarë, 16 dhe 17-vjeçarë, pranë brigjeve lindore të Australisë, u gjetën në vështirësi në mes të dallgëve, kur një dron erdhi për t’i shpëtuar.
Një kamerdare iu hodh atyre nga mjeti që komandohej në distancë nga rojat bregdetare. E duke u mbajtur fort pas saj, të dy notarët ia dolën të dilnin në breg.
Droni kish nisur të përdorej që në dhjetor, në kuadër të një projekti testues dhe atij iu deshën vetëm 70 sekonda të mbërrinte deri tek notarët në vështirësi.
Vetë rojave të bregdetit do t’u duheshin plot 6 minuta për të mbërritur deri tek notarët. Rojat bregdetare po trajnoheshin se si të përdornin dronin kur edhe u zhvillua drama në Lennox Head të Australisë. Sipas zyrtarëve, ky ishte i pari shpëtim në botë me një dron të teknologjisë së lartë./tch/
http://www.dailymotion.com/video/x6dbo18
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë