Makina elektrike kineze ia kalon Tesla-s me shitje

13:06 | 25 Shkurt 2021

Një automjet elektrik mjaft i lirë që shitet në Kinë për 4,500 dollarë tani po kalon shitjet e makinave të shquara elektrike të Tesla-s.

Makina kompakte vjen nga kompania SAIC Motor, e cila është në pronësi të shtetit dhe prodhuesi më i lartë i Kinës.

Hong Guang Mini EV po ndërtohet si pjesë e një ndërmarrje të përbashkët me gjigantin amerikan të makinave General Motors.

Muajin e kaluar shitjet e makinave elektrike në Kinë ishin rreth dyfishi i atyre të Tesla.

 

Ndërsa Hong Guang Mini prej 4,500 dollarësh është modeli më i popullarizuar, ekziston një model i azhurnuar me ajër të kondicionuar për pak më shumë se 5,000 dollarë. Makinat janë duke u tregtuar si “mjeti i lëvizjes së njerëzve”.

Partneriteti i ndërmarrjes së përbashkët, SAIC-GM-Wuling, njihet si Wuling në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara