Gjiganti i medieve sociale Facebook në Japoni është paralajmëruar për raportim më të ulët të të ardhurave të tij në vend.
Në raportimin e së përditshmes ”Japan Today” thuhet se përfaqësia e Facebook në Japoni dështoi të deklarojë rreth 500 milionë jen (4,7 milionë dollarë) të ardhura që i nënshtrohen tatimit gjatë dy viteve.
“Të ardhurat nga reklamat e gjigantit të teknologjisë të fituara në Japoni u paguan në përfaqësinë e saj në Irlandë, ku niveli i taksave të korporatave është më i ulët, në përpjekje për të zvogëluar të ardhurat që i nënshtrohen tatimit në përfaqësinë e Japonisë”, thuhet në raport.
Japonia ka normë të taksës së korporatave prej rreth 30%, përderisa në Irlandë ajo është me rreth 12,5 %.
Megjithatë, raportimi thotë se gjiganti i medieve sociale me praninë në të gjithë globin “besohet se ka korrigjuar deklaratën e tij të taksave dhe ka paguar taksat shtesë” prej mbi 100 milion jenësh të vendosura nga Byroja Rajonale e Taksave në Tokio.
“Ne po bashkëpunojmë me autoritetet e taksave për t’iu përgjigjur rregullave ligjore në secilin vend”, citohet të kenë thënë nga përfaqësia japoneze e Facebook.
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...