Fluturakja e parë kozmike izraelite, e cila do të shkojë në Hënë, do të lansohet në dhjetor, njoftoi sot Iniciativa Space IL.
Mediat izraelite transmetojnë se është planifikuar që fluturakja të aterrojë në Hënë më 13 shkurt të vitit të ardhshëm, pas udhëtimit dymujor.
Iniciativa Space IL merr pjesë në garat e Google për aterrimin e fluturakes së parë kozmike të financuar privatisht dhe pa ekuipazh në satelitin e vetëm të Tokës.
Ndërtimi i fluturakes nisi para pesë vjetësh në bashkëpunim me industrinë aeronautike të Izraelit, ndërsa do të lansohet me raketën “Falkon 9”, e cila është ndërtuar nga kompania SpaceX.
Ajo do të ndahet nga raketa lansuese në lartësi prej 60 mijë kilometrash mbi Tokë dhe do të hyjë në orbitën e Hënës.
Fluturakja ka diametër dy metra dhe lartësi prej 1.5 metrash. Ka peshë 585 kilogramë para lansimit dhe 180 kilogramë pas lansimit, pasi që do të shpenzojë pjesën më të madhe të karburantit.
Fluturakja do të jetë edhe mision shkencor për të zbuluar sekretet e magnetizimit të shkëmbinjve në Hënë.
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...