Zëvendëskryeprokurori i Iranit, Muhammed Musaddik, tha se në Iran do të ndalohet përdorimi i Instagram-it.
Musaddik në konferencën për media, tha se do të ndalohet përdorimi i Instagram-it, një ndër rrjetet sociale më të përdorura në vend.
Ai nuk informoi në lidhje me atë se kur do të zbatohet ndalesa, ndërsa si arsye për këtë vendim tha se “Disa artistë në vend bëjnë keqpërdorime me mbledhjen e ndihmave për nevojtarët përmes Instagram-it”, përcjell Telegrafi.
Përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter në Iran është i ndaluar. Në prill ishte ndaluar edhe Telegram-i pas protestave kundër regjimit të cilat filluan dhjetorin e vitit të kaluar në qytetin Meshhed me arsye të problemeve ekonomike dhe ishte përhapur edhe në qytetet tjera.
Telegram-i është rrjeti social më i përdorur në vend me 55 për qind, ndjekur nga Instagram-i me 23 për qind. /Telegrafi/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”