Kevin Yang, drejtori i kërkimeve kineze tek iSuppli, njoftoi në llogarinë e tij në Weibo se Huawei është përzgjedhur nga Google si një nga krijueset e telefonit tjetër inteligjent Nexus. Informacioni mund të mos jetë bazuar në ndonjë evidencë, megjithatë ai vjen nga një burim i besueshëm, meqë iSuppli është një nga kompanitë analitike më të mëdha në botë.
Një thashethem i mëparshëm, i postuar gjithashtu në rrjetin social Weibo, por nga një burim anonim, sugjeron se Google dhe Huawei kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një telefoni inteligjent Nexus, por që do të jetë versioni më i lirë nga dy telefonat Nexus që do të krijohen në vitin 2015. Versioni më i mirë do të krijohet nga LG dhe do të jetë pak a shumë i ngjashëm me LG G4.
Ne mund të parashikojmë vetëm se nëse Google zgjedh Huawei-n për krijimin e telefonit inteligjent Nexus, do ta ndihmojë atë në reklamimin e çipit Kirin dhe vendosjen e tij në një pozicion të mirë në komunitetin e zhvilluesve./krokodili.al/
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve