‘Reuters’ raporton që Google ka në plan të lansojë një version kinez të dyqanit Play Store në vitin e ardhshëm. Burimet e cituara pretendojnë që lansimi mund të ndodhë ndërmjet muajit shkurt dhe fillimit të verës së ardhshme.
Ashtu siç raportohet, Google Play në Kinë do të jetë veçanërisht i dizajnuar për Kinën dhe nuk do të jetë i lidhur me versionin ndërkombëtar të dyqanit, transmeton arbresh.info. Sidoqoftë, mbetet ende e paqartë nëse gjiganti kërkimor Google do ofrojë një suitë të plotë të aplikacioneve për versionin në Kinë.
Google thuhet se dëshiron të rikthehet në tregun kinez dhe se ka në plan në mënyrë të ngadaltë të sjellë produkte sërish në këtë regjion./arbresh.info
Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrn...
“Siguria detare”: Bllokohen 30 mjete lundruese në Shqipëri, ...
Shoqëria Civile kundër veprimeve të Qeverisë pas vendimit të...
OKB: Më shumë se 128 mijë të zhvendosur për shkak të dhunës ...
Shtrenjtohen cigaret në vendet e BE-së, shkak rritja e tatim...
5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë