Google ka bërë ofertë për investime në vlerë 1 miliard dollarë në ekranet LG, në mënyrë që të inkurajojë prodhimin e ekraneve fleksibile OLED, pasi planifikon t’i përdorë në versionin e ardhshëm të telefonave Pixel, shkruajnë mediat jugkoreane.
Marrëveshja e vlefshme 876 milionë dollarë do t’i mundësojë Google që të sigurojë rezerva të ekraneve OLED, ndërkohë që ende nuk dihen specifikat e këtyre ekraneve, transmeton KosovaPress.
LG Display aktualisht krijon panele të vogla fleksibile OLED për orët e mençura të Apple dhe LG Electronic, por nuk ka pasur kapacitete të mëdha të mjaftueshme për prodhimin e ekraneve për telefona mobilë.
Ekranet elastike pritet të gjenden në disa telefona. Apple tashmë ka porositur 70 milionë njësi nga Samsung Electronics për telefonin e tij të ardhshëm iPhone./Arbresh.info/
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri