Sipas një raporti të paraqitur në Kongresin Botëror Mobil, që mbahet në Barcelonë të Spanjës, numri i pajtimtarëve që përdorin telefonat celulare në mbarë botën në fund të vitit të kaluar arriti në 3 miliardë e 600 milionë.
Në ditët e sotme, ku përdorimi i pajisjeve të lëvizshme, kryesisht i telefonave celularë, është bërë një “pjesë e pandashme e jetës”, gjysma e popullsisë së botës tani është e pajtuar në telefoninë celulare.
Numri i pajtimtarëve që përdorin telefonat celulare në mbarë botën në fund të vitit të kaluar arriti në 3 miliardë e 600 milionë.
Teknologjia e lëvizshme po zhvillohet me një shpejtësi marramendëse. Përdorimi i pajisjeve të lëvizshme dhe shërbimeve po përhapet gjithnjë e më shumë.
Sipas raportit të paraqitur në Kongresin Botëror Mobil, që mbahet në Barcelonë të Spanjës, funvditi 2014 shënon një pikëkthesë në këtë sektor.
Gjysma e popullsisë së botës është pajtuar në shërbimet mobile.
Jo shumë larg, 10 vite më parë, vetëm një në çdo 5 vetë në botë, ishte pajtimtar në kompanitë telefonike celulare.
Një panoramë e tillë tregon se në vitet e ardhshme, sidomos në vendet që janë në zhvillim, do të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve të teknologjisë mobile.
Ndërsa për sa i takon ndikimit që do të ketë teknologjia e lëvizshme në ekonomi mund të themi se, kjo teknologji, që përbën edhe një nga gurët themeltarë të ekonomisë botërore, në vitin 2014 ka siguruar një kontribut me vlerë që llogaritet rreth 3 trilionë dollarë. Pritshmëritë janë që kjo shifër të rritet akoma edhe më shumë në vitet e ardhshme.
Presidenca pret nga KPK proces të ri për përzgjedhjen e krye...
Spanja nis kufizimet e ujit të pijshëm, disa javë larg ̶...
Ambasadori amerikan takohet me xhudistët kosovare
Rusia kritikon Bullgarinë për devijimin e fluturimit të Lavr...
Dita e fundit, interesim i madh serbëve për regjistrim të ve...
Kransiqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë pagu...