Manjati Elon Musk është duke e çuar teknologjinë në një hap tjetër.
Ai ka krijuar baterinë më të madhe që ka ekzistuar ndonjëherë në më pak se 100 ditë, transmeton portali arbresh.info
Dhe jo, nuk është për modelin e ardhshëm në serinë e radhës të iPhone, por Musk ka mbajtur premtimin e tij për të ndihmuar Australinë e Jugut me problemin e saj të energjisë.

Themeluesi i Tesla-s sfidoi qeverinë australiane në mars, pasi ekzekutivi i kësaj kompanie Lyndon Rive tha ata mund të instalojnë për 100 ditë një bateri me 100-300 megavat orë të që duhen për të parandaluar ndërprerje e rrymës, që kanë shkaktuar terrin në këtë shtet.
Miliarderi ishte aq serioz për premtimin e tij, saqë kishte thënë nëse nuk bëhet në kohë, do t’ua jepte falas.
Bateria është e projektuar për të mbështetur rreth 30,000 shtëpi, pikërisht numri që u prek nga një ndërprerje e gjatë në shtator 2016.
Tesla Powerpacks janë instaluar dhe lidhur në Ëind Farm Hornsdale Neoen, në veri të Adelaide, dhe testet do të kryhen për të siguruar përmbushjen e kërkesave rregullative./Arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...