Kur vjen fjala te makinat që nuk ndotin, Evropa nuk mendohet dy herë.
Pandemia ka çuar në një kolaps shitjeje të makinave me naftë dhe benzinë, por çudia ka ndodhur me automjetet elektrike, të cilat kanë pësuar një bum shitjesh. Mësohet se industria e automobilave pritet të përfitojë nga instrumenti 750 miliardë eurosh i BE-së për rimëkëmbjen prej sëmundjes që ka goditur rëndë dhe ekonominë.
Në gjysmën e parë të vitit, shitjet e makinave ranë me 38%, megjithatë ato elektrike janë kthyer duket tashmë në trend dhe në 6 muajt e parë të 2020-ës, pësuan rritje me 8%, një ritëm shitjesh dy herë më i lartë se ai i vitit të kaluar. Mjaft njerëz nuk i duan makinat elektrike, sepse kanë shumë paragjykime; mendojnë se ato nuk janë të besueshme, apo se nuk vlejnë për distanca të gjata.
Por duket një mendësi e tillë ka nisur të ndryshojë. Problemi është se në Evropë, ato po shiten më shumë në 14 vendet më të pasura të bllokut, plus shtetet jo anëtare si Britania e Madhe dhe Norvegjia./tch/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...