Territori që i përkiste hiper-makinave, tani është kaluar edhe prej BMW M2
Që të kalohet xhiroja e Nurburgringut të Gjermanisë për shtatë minuta, nevojitet makineri shumë e fuqishme, transmeton Telegrafi.
Vetëm një numër i vogël modelesh, kanë mundësi ta përfundojnë në këtë formë, ndërsa këto makina kanë çmim prej gjashtë deri në shtatë shifra.
E fundit që e kryen këtë sfidë për një kohë kaq të shkurtër, është BMW M2 Competition, që kushton shumë më lirë.
Motori që prodhon 405 kuaj fuqi, është përshtatur në mënyrë të përkryer në këtë kupe të vogël. Kjo është një goditje pak më madhe se sa Ferrari 360 Modena, që u lansua para disa viteve më parë.
Me mundësi që të arrijë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për 4.2 sekonda, ndërsa me shpejtësi të limituar në 250 kilometra në orë, M2 Competition ka arritur ta kalojë xhiron 7:52.36 që i bie të jetë, kohë shumë më e shpejtë se disa hiper-makina. /Telegrafi/
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...