Blerja e Giphy nga Facebook, një motor kërkimi për imazhet GIF, është nën hetim në Britani. Libraria e pasur i Hiphy me animacione të shkurtra është shumë popullore në aplikacionet e Facebook.
Por gjithashtu ofron konkurrencë për rivalët e TikTok, Snapchat dhe Twitter që gjithashtu e përdorin.
Autoritetet Britanike janë duke hetuar nëse blerja do të përbënte problem për konkurrencën.
Blerjen Facebook e bëri të ditur në muajin Maj të këtij viti ndërsa rrjeti social tha se gjysma e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet e Facebook ku përfshihen WhatsApp dhe Instagram.
Facebook pagoi 400 milionë dollarë për Giphy duke premtuar se nuk do të ndikohen partnerët e tjerë të kompanisë. Autoritetet kërkojnë që Facebook të mbajë kompaninë Giphy më vete me stafin dhe teknologjinë e saj.
Giphy do të bëhet pjesë e ekipit të Instagram me qëllim që të bëhet më e lehtë dërgimi i imazheve GIF në historitë dhe mesazhet e Instagram. /PCWold Albanian
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës