Beats ka prezantuar kufjet e reja Powerbeats Fit, pasardhëse të modelit Beats Fit Pro të lansuar katër vite më parë.
Ato vijnë me dizajn të ngjashëm me majë fleksibël për një fiksim të sigurt, si dhe janë të certifikuara IPX4 për rezistencë ndaj ujit dhe djersës.
Powerbeats Fit përdorin çipin H1 të Apple dhe ofrojnë anulim aktiv të zhurmës, modalitet transparence, si dhe spatial audio me ndjekje dinamike të kokës.
Përdoruesit e Apple përfitojnë nga veçori si një-prekje për lidhje, kalim automatik mes pajisjeve dhe komandat “Hey Siri”, ndërsa përdoruesit e Android mund t’i kontrollojnë me aplikacionin Beats.
Bateria zgjat deri në 7 orë përdorim dhe deri në 30 orë me kutinë e karikimit, ndërsa një karikim i shpejtë prej 5 minutash ofron një orë muzikë.
Powerbeats Fit do të dalin në treg me çmim prej 200 dollarësh në katër ngjyra: Jet Black, Gravel Gray, Spark Orange dhe Power Pink. /Telegrafi/
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...
Basha pret ambasadorin gjerman: Kosova i ka përmbushur kusht...
Inter – Liverpool, formacionet zyrtare