Asus braktis tregun e orëve të mençura

10:49 | 18 Maj 2017

Drejtues të kompanisë Asus janë duke shqyrtuar vendimin për tërheqje nga tregu i orëve të mençura.

Raporte nga Tajvani bëjnë të ditur se po planifikohet edhe shuarja e linjës së orëve të mençura të kompanisë ZenWatch, për shkak të rezultateve të dobëta të shitjes.

Ora e mençur aktuale ZenWatch 3 ka ekran 1,39 inç AMOLED, çip Qualcomm Snapdragon 2100, 512 MB RAM dhe 4 GB memorie të brendshme, ndërsa për Asus pajisjen e prodhon firma Pegatron.

Aktualisht në muaj shiten ndërmjet 5 – 6 mijë njësi të ZenWatch. Gjenerata e parë e pajisjes nga seria ZenWatch është paraqitur në treg gjatë vitit 2014./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara