7 arsye me 7 vite garancion – Vjen vetura ideale për familjen tuaj

14:06 | 1 Prill 2018

Gjithnjë lindin pyetje kur dëshironi që familjes tuaj t’ia shtoni një veturë e cila i ka TË GJITHA, duke filluar nga performanca e deri te arsyeshmëria ekonomike.

Një veturë e cila i plotëson të gjitha këto kërkesa tipike është Dusteri i ri nga brendi Dacia.

Dusteri i ri tashmë është dëshmuar në ditët e para të lansimit, kurse Telegrafi sjellë 7 arsye me 7 vite garancion pse familjes tuaj do t’i përshtatej një veturë e tillë.

1. Dizajni – Crossover i fuqishëm

Me një dizajn të fuqishëm që pushton secilin dashamirës të veturavve, Dusteri i ri shfaqet pushtues në rrugë me dritat LED ditore dhe ngjyrat sepciale. Menjëherë ua rrëmben vëmendjen…

2. Shpenzimet e ulëta

Me motorin më të suksesshëm në botë diesel 1.5 DCI nga Renault, i cili është shfrytëzuar nga shumë prodhues tjerë botëror (ndër ta edhe Mercedes – Benz), Dusteri i ri e ka fuqinë e nevojshme prej 110 KF dhe me hargjime prej vetëm 3.8 litra në 100 kilometra. Më e mira e gjithë kësaj është mbrojtja e ambientit sipas standardeve evropiane të emitimeve të gazit, Euro 6.

3. Mundësia për çdo teren

Inspirues dhe rrëmbyes, me Dusterin e ri, jeta është një aventurë me çdo kuptim. Kjo aventurë bëhet më e bukur në momentet e terenet më të vështira, bëhet më e mirë, në motin më të keq. Në mal apo në det, Dusteri i ri është i gatshëm që me familje e me shokë peshkimi dhe ahengjet familjare të kenë më shumë kuptim.

4. Hapësira e brendshme – enterieri

Dusteri i ri ndryshimet më moderne i ka realizuar në enterier. Me hapësirë super komode për pesë persona dhe me siguri të madhe e bagazh të madh, Dusteri i ri nuk lë hapësirë për kompromise mbi atë se çka do të bëhet e juaja.

5. Teknologjitë e shumta

Dusteri i ri është i pajisur me teknologji moderne dhe praktike. Siç tashmë dihet, Dusteri i ri flet shqip dhe posedon çelës inteligjent, sensorët e këndit të vdekur, kamera të parkimti (4x), senzorë të parkimit, 7 inch touchscreen me navigacion dhe shumë veçori tjera që e bëjnë diferenën në modelin e ri të Dacias.

6. Çmimi

TË GJITHA veçoritë kompletohen dhe marrin kuptim nga çmimi tejet i volitshëm i blerjes. Dusteri i ri mund të bëhet i juaji për një çmim prej 12,900 euro në sallonin e përfaqësuesit ekskluziv për Renault dhe Dacia, Auto Mita. E mira e arsyeshmërisë ekonomike është se vetura mund të bëhet e secilit prej jush për një çmim prej 147 euro në muaj, ndërkaq servisi i parë dhe kasko e parë është gratis bashkë me garancionin 5 vjeçar.

7. Garancioni 7 vjeçar

Nuk mjafton garancioni 5 vjeçar? Në gjeneratën e dytë, Dusteri i ri dëshmon cilësinë e vet duke ofruar mundësinë e blerjes së 7 viteve garancion. Kjo e jep një siguri shumë të gjatë për secilën familje që mund të planifikojë investimet edhe për nevoja tjera. Arsyeja e shtatë për shtatë vite garancion e kompleton veturën që i ka TË GJITHA për TË GJITHË prej juve.

Tashmë Dusteri i ri është në dispozicionin e të gjithë për TestDrive në Auto Mita ku edhe mund të mësoni të gjitha detajet e kësaj veture të mrekullueshme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara