Kompania e njohur, Amazon, ka prezantuar së fundmi ” robotin e tij të parë të lëvizshëm plotësisht autonom”, i cili përdoret për lëvizjen e karrocave të mëdha nëpër depo të ndryshme.
Roboti do të quhet Proteues, ndërsa kompania Amazon, ka garantuar se ky robot do të punojë në mënyrë të sigurt rreth punëtorëve, përcjell arbresh.info.
Amazon thotë se robotët Proteus kanë “teknologji të avancuar të sigurisë, perceptimit dhe lëvizjes”, dhe një video (e heshtur) tregon robotët që lëvizin në fabrikë me drita jeshile.
Kur një njeri i del përpara njërit prej tyre, roboti ndalon së lëvizuri, pastaj vazhdon rrugën pasi personi largohet. / arbresh.info/
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...
Solskjaer pran rikthimit të madh në “Old Trafford̶...
Numërohen të gjitha votat me kusht, VV i merr mbi 50% – këta...