Zyrtarët e Ambasadës gjermane vizitojnë FHK-në

14:26 | 21 Janar 2020

Zyrtarja e lartë e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Anja Becky, e shoqëruar nga Zana Elshani, kanë vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Ato janë pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci. Në një takim shumë miqësor është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të FHK-së dhe Ambasadës së Gjermanisë në vendin tonë.

Është biseduar edhe për shkollim të kuadrit, përkatësisht për dërgimin e një trajnereje në specializim në Universitetin e Leipzigut.

Të kujtojmë që federata jonë ka raporte shumë të mira me Federatën e Hendbollit të Gjermanisë.

Kohë më parë me Gjermaninë kemi luajtur me Kombëtaren A të hendbollistëve e po ashtu të hendbollisteve.

Hendbollistët gjermanë janë pritur shumë ngrohtë në vendin tonë, njëjtë si hendbollistët tanë në Gjermani./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara