Juventus-i ka konfirmuar se sulmuesi Cristiano Ronaldo, është shëruar nga Covid-19.
Portugezi në 19 ditët e fundit ka bërë disa teste për Covid-19, por të gjitha rezultonin pozitiv, gjë që shkaktoi të humbasë edhe derbin ndaj Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” ka konfirmuar se Ronaldo është shëruar dhe mund t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.
“Cristiano Ronaldo pranoi testin e bërë për Covid-19. Testi rezultoi negativ. Lojtari ishte i izoluar për 19 ditë dhe nuk është i detyruar ta vazhdojë”, shkruhej në njoftim.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1322224770788872193
Mbetet të shihet nëse portugezi do rikthehet në përballjen e radhës ndaj Spezia-s./arbresh.info.
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...
“Të kalosh një emër të madh si Samuel Eto’o është një ...