Klubi spanjoll, Real Madridi ka rinovuar edhe për një vit kontratën e yllit kroat, Luka Modric.
Modric do të mbetej pa kontratë në fund të këtij muaji dhe pritej të largohej nga Santiago Bernabeu pasi ka plot 36 vjet.
Por, paraqitjet e tij të mira këtë sezon që rezultuan me fitimin e trofeve në La Liga dhe Ligën e Kampionëve kanë bindur Real Madridin.
Sot (e mërkurë), klubi mbretëror ka konfirmuar me anë të faqeve zyrtare se ka rinovuar kontratën e Modricit edhe për një vit.
“Real Madrid CF dhe Luka Modric kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e lojtarit deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftim.
Florentino Pérez ? @lukamodric10 #RealMadrid | #Modrić2023 pic.twitter.com/f6jc8FA9GB
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) June 8, 2022
Ndryshe, Modric ka zhvilluar plot 10 sezone me Real Madridin, nga to 436 ndeshje, ku ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 73 asistime.
Modric ka fituar me Los Blancos pesë trofe të Ligës së Kampionëve, tri La Liga, katër Kupa të Botës për Klube, tri Superkupa Evropiane dhe një Kupë të Mbretit.
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...