Mauricio Pochettino mbetet trajner i gjigantit francez.
Pochettino sot ka vazhduar kontratën me PSG.
Trajneri ka nënshkruarë kontratë të re, që pritet ta mbaj atë në klub deri më 30 qershor të vitit 2023.
Përveç tij, klubi francez ka arritur marrëveshje edhe me stafin e argjentinasit, dhe të gjithë kanë nënshkruar kontratën deri në vitin 2023.
Mauricio Pochettino është shprehur shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës me ‘Parisienët’, transmeton lajmi.net
“Unë jam me të vërtetë shumë i lumtur, për veten time dhe gjithashtu për stafin tim, tha ai.
Është shumë e rëndësishme për ne që të ndiejmë besimin e klubit dhe ne do të japim maksimumin tonë në mënyrë që mbështetësit të jenë krenarë për Paris Saint-Germain. Kjo është arsyeja pse ne do të përpiqemi t’i arrijmë objektivat tona të gjithë së bashku, si një. Njëzet vjet më parë isha kapiten i këtij klubi dhe sot jam trajnr, është një ëndërr e realizuar”, përfundoi Pochettino.

Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...