Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është pezulluar për dy ndeshje, për shkak të kartonit të kuq kundër Marseille. Por autoritetet e futbollit francez janë zotuar se do t’i hetojnë akuzat e bëra nga braziliani për racizëm.
Neymari e akuzoi mbrojtësin e Marseille Gonzalez, për racizëm gjatë takimit tejet të tensionuar të dielën në Ligue 1, i cili u prish nga një përleshje në fushë që për rezultat i kishte 14 kartonë të verdhe dhe pesë të kuq, transmeton Gazeta Express.
Neymari ishte i fundit që u përzë nga fusha për shkak se e qëlloi me shpullë pas qafe Gonzalezin.
Gonzalez i ka mohuar akuzat e Neymarit për racizëm.
Edhe katër lojtarët e tjerë që u përjashtuan me të kuq, u pezulluan. Mbrojtësi i PSG-së Layvin Kurzawa u pezullua për 6 ndeshje.
Liga e Futbollit Profesionist (LFP), organi qeverisës i futbollit profesional francez, ka konfirmuar se do t’i hetojë akuzat e Neymarit.
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit