Klubi slloven, NK Celje ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit kosovar, Milot Avdyli nga ukrainasit e Vorskla Poltava.
Avdyli ka ndryshuar ambient pas vetëm gjashtë muajve në Ukrainë, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me sllovenët e NK Celje.
“Klubi i Futbollit Celje njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin ukrainas FK Vorskla Poltava për transferimin e Milot Avdyli”.
“Mesfushori 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30.6.2028”, thuhet në njoftimin e klubit slloven.
Ndryshe, Avdyli u bë blerja e katërt e Celjes këtë verë, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me klube si KF Trepca 89 dhe FC Arau.
Gjatë katër sezoneve të ardhshme, ai bëri 109 paraqitje për ish-kampionët e Zvicrës, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 10 asistime, teksa në janar të këtij viti, ai u transferua në Ukrainë, ku bëri 10 paraqitje në pranverë.
Avdyli gjithashtu ka qenë një anëtar i rregullt i ekipeve të moshave të Kosovës, ku ka kulmuar si kapiteni te ekipi U-21.
50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...
A është Hantavirus kërcënim për Evropën? Shpërthimi i tij rr...
Sot prezantohet platforma digjitale për menaxhimin e mbeturi...
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së