Liverpooli ka publikuar edhe një fanellë tjetër që do të bart si skuadër mysafire në sezonin 2017/18.
Gjiganti anglez para disa javëve prezantoi fanellën e parë të skuadrës që do ta bartë për sezonin e ri futbollistik.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Reds kanë prezantuar edhe një fanellë tjetër që është ndryshe nga tradicionalja e kuqe.
Reds kanë zbuluar fanellën e tyre të re e cila dominohet nga ngjyra e bardhë dhe gjelbër e hapur, ndërsa të poshtrat janë krejtësisht të zeza.
Wijnaldum, Karius, Henderson dhe Milner duke prezantuar fanellat e dyta
Fanella e zbuluar nga Liverpooli thuhet se vjen si inspirim i fanellës së tyre të parë për nder të 125 vjetorit të klubit.


Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku
Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për...
Vdes në moshë të re Rifat Stojkaj, sekretari i përgjithshëm ...
Kurti merr pjesë në konferencën ndërkombëtare `Future Indust...