Zyrtare: Liridon Fetahaj kthehet te Liria

08:57 | 16 Gusht 2018

Sulmuesi anësor, Liridon Fetahaj, ka ndërprerë marrëveshje me Prishtinën për të kaluar te Liria.

Klubi prizrenas e ka bërë të ditur nënshkrimin me lojtarin përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

Fetahaj erdhi me shumë bujë te Prishtina, si përforcim i madh, por nuk arriti ta bëjë diferencën.

Madje në muajt e fundit trajneri Mirel Josa nuk llogariste në të.

Fetahaj me Prishtinën e ka fituar Kupën e Kosovës, në qëndrimin e tij një vit.

Mesfushori sulmues te Liria gjithmonë i ka treguar vlerat e veta dhe pritet që këtë vit t’i rikthehet formës së mëparshme.

Liria ka bërë mbi 10 transferime, ndërsa kërkon pjesën e epërme të renditjes këtë edicion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara