Pas hedhjes së shortit për kampionatin botëror 2019 për femra, që do të mbahet në Francë, Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur përgatitjet, njofton FFK e transmeton Arbresh.info
Shih për këtë para disa ditëve ka pasur grumbullimin e saj disaditorë. Ndërsa, për një përgatitje sa më të mirë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri është angazhuar personalisht dhe përmes agjentit të FIFA-s për organizimin e ndeshjeve (FIFA match Agent) z. Kenan Kurtesh, ka arritur që të sigurojë pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Kosovës në një të quajtur si Alanya Cup për ekipe Kombëtare.
Kjo kupë do të mbahet prej 27 shkurtit deri më 8 mars në Alanya e ku do të marrin pjesë veç Kosovës edhe Kombëtarja e Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë. Kjo garë është shumë domethënëse për Përfaqësuesen e Kosovës para garave para kualifikuese, të cilat mbahen nga 6-11 prill në Shqipëri, ku Kosova është në grup me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën. /Arbresh.info

Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...