Napoli e ka fituar apelin e tyre pas humbi tri pikë në tavolinë kundër Juventusit, por tani ndeshja do të riluhet dhe dënimi me një pikë është hequr.
Ndeshja nuk ishte luajtur më 4 tetor kur Napoli nuk kishte udhëtuar në Torino për ndeshje.
Napoli ishte dënuar automatikisht me humbje 3-0 në tavolinë dhe minus një pikë për mos udhëtimin e tyre në ndeshje sipas orarit.
Skuadra nga jugu i Italisë nuk ishte pajtuar me këtë pasi që ata kanë thënë se ishin urdhëruar nga autoriteti lokal shëndetësor për shkak të dy rasteve pozitive në skuadër me Covid-19, lojtarët Piotr Zielinksi dhe Eljif Elmas.
Ndeshja ishte në orar pak ditë pasi që Napoli luajti me Genoan, e të cilët kishin pasur afër 20 pjestarë të kubit me Covid.
Megjithatë, Lega Serie A dhe FIGC kishte thënë se Napoli nuk i ka respektuar masat e COVID-19 dhe nuk kishte ofruar fakte të mjaftueshme pse nuk kanë udhëtuar në ndeshje.
Napolit i ishin refuzuar dy apele, por ata dërguan rastin në CONI (Komiteti Olimpik i Italisë) dhe Bordin për Garanci të Sportit, e ku këta kanë vendosur në favor të tyre. /GazetaExpress/
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar