Sindrit Guri do të vijojë karrierën e tij te FC Prishtina.
Sulmuesi i cili ka fituar titullin kampion me Kukësin në sezonin 2016-2017, do të angazhohet në futbollin kosovar.
Shkodrani ka kaluar testet mjekësore paraditen e kësaj së hënë dhe pritet që të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Emmanuel Egbo.
Guri ka një karrierë të pasur, pasi në të shkuarën krahas Kukësit ka veshur fanellat e Vllaznisë, Korabit, Besës dhe Kastriotit në Shqipëri.
30-veçari luaji për disa edicione me Oostenden në Belgjikë, para se të bashkohej me Istanbulsporin në Turqi. Së fundmi, Guri ishte pjesë e skuadrës Citta di Varese në Serie D, Itali.
Sulmuesi ka luajtur dhe 2 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë (debutoi me kuqezinjtë në majin e vitit 2018). Që nga dhjetori është pa skuadër dhe tani transferohet si një lojtar i lirë te Prishtina.
Goleadori shkodran do të kërkojë që të gjejë formën e tij optimale sa më parë, që të ndihmojë me golat e tij rekordmenët e futbollit dardan në realizimin e objektivave.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...