Gianluigi Donnarumma ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare me AC Milanin, ka njoftuar klubi në Serie A.
18-vjeçari debutoi në skuadrën e parë në tetor të vitit 2015 dhe që nga atëherë ka treguar se është njëri nga portierët më të mirë të ri në botën e futbollit, transmeton portali arbresh.info.
Performancat e tij të shkëlqyera kanë ngjallur interesim te gjigantët evropian si Manchester United dhe Real Madridi pasi më 15 qershor ishte njoftuar që Donnarumma nuk do të vazhdoj kontratën e tij te Milani.
Megjithatë, sot (e martë) është konfirmuar që ai ka nënshkruar marrëveshje të re që e mban atë në klub deri në verën e vitit 2021.
Vazhdimi i kontratës së Donnarummas vjen pas një vere të zënë për Milanin, i cili transferoi pesë lojtarë të rinj derisa edhe dy të tjerë janë afër transferimit në San Siro./arbresh.info

“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur