Juventusi ka konfirmuar rikthimin në klub të portierit legjendar Gianlugi Buffon.
Pas vetëm një viti larg skuadrës në Torino, Buffon shënon rikthimin në Juventus duke vendosur lapsin në një kontratë një vjeçare që do e mbajë atë në klub deri më 30 qershor të vitit 2020, transmeton portali arbresh.info.
Buffon ka qenë pjesë e Paris Saint Germainit edicionin e kaluar dhe ka regjistruar 74.5 për qind të pritjeve në formë të suksesshme nga përpjekjet e tij.
Ai ka fituar 13 nga 17 ndeshjet e luajtura në Liga 1 dhe ka siguruar edhe trofeun e ligës së Francës në listën e numrit të madh të trofeve gjatë karrierës së tij.
Buffon iu bashkua për herë të parë “Zonjës së Vjetër” në vitin 2001, ndërsa u largua në vitin 2018 për tu rikthyer një vit më pas në Torino./arbresh.info/
https://twitter.com/brfootball/status/1146782378607747072
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur