Zyrtare: Egzon Qerimi nënshkruan me Llapin

14:10 | 13 Janar 2023
K.B

Llapi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e marrëveshjes me mesfushorin Egzon Qerimi, i cili në vjeshtë luajti te Dukagjini.

Klubi nga “Zahir Pajaziti” ka vazhduar aktivitetin në afatin kalimtar të janarit duke nënshkruar edhe me një lojtar.

Bëhet fjalë për mesfushorin me përvojë Egzon Qerimin, i cili sot (e premte) gjatë ditës u prezantua nga Llapi.

Njoftimi i transferimit dhe prezantimi erdhi me anë të faqes zyrtare të klubit nga Podujeva.

Shpërndaje në rrjete sociale