Lajmi që ka qarkulluar 24 orët e fundit tashmë është zyrtar, Daniele De Rossi është trajneri i ri i Romës dhe merr detyrën që kishte José Mourinhos, i cili u shkarkua mëngjesin e sotëm.
DDR (Daniele De Rossi) ishte larguar nga klubi si lojtar në vitin 2019 përpara se të kalonte një periudhë të shkurtër te Boca Juniors. Tashmë ish-kapiteni rikthehet në Trigoria për të drejtuar skuadrën të paktën deri në fund të sezonit.
Njoftimi për shtyp i Romës:
“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar si Menaxheri i ri Teknik i Ekipit të Parë deri më 30 qershor 2024.
Pas 18 vitesh si futbollist i verdhekuqve, De Rossi do të rikthehet në rolin e trajnerit dhe do të debutojë në pankinën tonë në ndeshjen e kampionatit kundër Veronës, pasditen e së shtunës, në “Olimpico”.
Jemi të lumtur që mund t’ia dorëzojmë përgjegjësinë teknike të AS Roma Daniele De Rossit, pasi besojmë se lidershipi dhe ambicia që e kanë karakterizuar gjithmonë mund të jenë vendimtarë në ndjekjen e objektivave që skuadra ka përpara deri në fund të sezonit”, thanë Dan dhe Ryan Friedkin.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...